Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Kim Jong-un u ndalon koreanëve veshjen e palltos së lëkurës: Mos më kopjoni stilin

Kim Jong-un u ndalon koreanëve veshjen e palltos së lëkurës:

Koreja e Veriut ua ka ndaluar qytetarëve të veshin pallto lëkure, pasi kjo veshje u bë e preferuara e liderit Kim Jong-un.

Në vitin 2019, palltoja e lëkurës njihej si “Kim”, por me kalimin e kohës u bë e preferuara e elitës verikoreane, që ishin të etur të tregojnë besnikërinë ndaj liderit suprem.

Por së fundmi, ky “imitim” duket se ka irrituar liderin, kjo pasi “policia e modës” ka zbarkuar nëpër rrugët e qyteteve të Koresë së Veriut, për të kontrolluar qytetarët nëse kanë veshur pallto lëkure – që po konsiderohet si minim i autoritetit të liderit Kim.

“Veshja e rrobave që ngjasojnë me ato të liderit, cilësohen si sfidë për autoritetin më të lartë”, ka thënë një burim për Radio Azia e Lirë.

“Kanë dhënë udhëzime që të mos vishen në publik palltot e lëkurës. Ato janë direktiva të Partisë të cilat askush nuk guxon t’i kundërshtojë”, ka shtuar burimi. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore