Në takimin vjetor parlamentar të Kinës këtë javë, janë shtuar propozimet për të rritur ritmin në rënie të lindjeve në Kinë. Të mërkurën, Federata e Grave të Kinës, një organizatë e mbështetur nga shteti, bëri thirrje për një fushatë publicitare kombëtare për të “mbrojtur konceptin e martesës dhe lindjes së fëmijëve”, përmes filmit dhe televizionit.
Delegatët e tjerë në parlamentin e Kinës kanë bërë thirrje për lehtësim taksash për kompanitë që punësojnë më shumë nëna, lehtësirat për studentët e kolegjit, arsimin falas në kolegj për familjet që kanë një fëmijë të tretë të lindur pas vitit 2024 dhe lejimin e grave të pamartuara të kenë akses në shërbimet e fertilitetit.
Vitin e kaluar lindshmëria e Kinës ra në 6.77 për 1000 njerëz, më e ulëta e regjistruar ndonjëherë. Në vitin 2022 popullsia u tkurr me 850,000, rënia e parë që nga viti 1961.
Disa zona kanë filluar tashmë të zbatojnë politika pro-fertilitetit. Në shkurt, Sichuan, një provincë me më shumë se 80 milionë banorë, hoqi të gjitha kufizimet në regjistrimet e lindjeve, duke braktisur rregullat që më parë nënkuptonin se vetëm çiftet e martuara mund të regjistronin të sapolindurit.
Disa provinca u ofrojnë të sapomartuarve leje me pagesë në një përpjekje për të inkurajuar martesën dhe për të rritur shkallën e lindjeve. Në Hangzhou, kryeqyteti i provincës Zhejiang në bregun lindor, një skemë sigurimi shëndetësor po u ofron çifteve 3000 juanë (364 £) rimbursime për trajtimet e fertilizimit In Vitro.
Midis 2016 dhe 2021, numri i institucioneve mjekësore të miratuara për të ofruar teknologji riprodhuese të asistuar u rrit nga 451 në 539, sipas të dhënave nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë dhe Mjekësisë.