Konflikti
Qeveria kineze njoftoi se ka në plan të vendosë tetë satelitë të tjerë në hapësirë me synimin për të monitoruar detin përreth brigjeve të veta, por ekspertët mendojnë se synimi i vërtetë është vëzhgimi i të gjithë fqinjëve me të cilët ka mosmarrëveshje territoriale.
Kina sakaq ka tri satelitë që monitorojnë këtë zonë. Një nga ekspertët tha se tetë satelitë përbëjnë një investim shumë të madh dhe të pajustifikueshëm për të monitoruar valët e detit, gjë që nënkupton se mbledhja e informacionit mbi aktivitetin e fqinjëve është objektivi i vërtetë i Pekinit.
Sistemi aktual i monitorimit të detit nga Kina mbulon rreth 300 mijë kilometra katrorë përreth vendit. Sipas zyrtarëve kinezë, katër nga satelitët e rinj do të monitorojnë “ngjyrën e detit”, dy do të monitorojnë valët dhe dy të tjerë do të jenë satelitë radarë.
Kina ka mosmarrëveshje me Japoninë dhe vende të tjera për disa ishuj të vegjël dhe të pabanuar. Programi ambicioz hapësinor i Kinës synon të dërgojë mbi 100 raketa dhe 100 satelitë në orbitë deri në vitin 2015, me objektiv prej 20 lëshimesh në vit.