Kina ka ndërmarrë një tjetër hap në lidhje me zhvillimin e mjeteve ajrore pa pilot. Autoritetet kineze njoftojnë se ka përfunduar me sukses fluturimi i parë provë të CH-7.

Bëhet fjalë për një dron ‘të padukshëm’ me shpejtësi të lartë, i aftë të arrijë 925 kilometra në orë, i cili konsiderohet si një nga programet më ambicioze të zbulimit ajror të vendit.

Sipas mediave shtetërore kineze, fluturimi u zhvillua në një aeroport në veriperëndim të vendit dhe kishte për qëllim kryesisht konfirmimin e projektimit dhe funksionimit aerodinamik të sistemeve të kontrollit.

Rezultatet u konsideruan plotësisht të suksesshme, duke hapur rrugën për fazat e ardhshme të testimit.

Ky sukses, siç raportojnë ekspertët e huaj e forcon pozicionin e Kinës në fushën e dronëve me rreze të gjatë veprimi , ku konkurrenca me Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera ushtarake është e fortë.