FBI ka arrestuar një person për vendosjen e bombave me tub jashtë selisë së Konventës Kombëtare Republikane dhe Demokrate në prag të trazirave në Kapitol më 6 janar 2021.

Zyrtarët amerikanë thonë se kanë arrestuar një burrë nga Virxhinia në lidhje me vendosjen e dy bombave me tub, raporton BBC duke cituar dy burime të njohura me rastin që konfirmuan lajmin për CBS News. Bombat me tub u çaktivizuan në mënyrë të sigurt dhe nuk shpërthyen.

Arrestimi vjen pas një ndjekjeje gati pesëvjeçare, e cila përfshinte një hetim të gjerë dhe ofertën e një shpërblimi prej 500,000 dollarësh.

Më herët këtë vit, FBI publikoi pamje të një personi të mbuluar me kapuç që po kërkonin në lidhje me vendosjen e bombave me tub.

FBI pretendoi se pamjet tregojnë personin e paidentifikuar duke vendosur një bombë me tub jashtë selisë së Komiteteve Kombëtare Demokratike (DNC) dhe më vonë duke ecur për të vendosur bombën e dytë.