Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve t’i kthehen jetës normale. Ai u bën thirrje qytetarëve në Venezuelë që të rifillojnë aktivitetet e tyre normale në punë, tregti dhe arsim.

“Çfarë po i ndodh sot Venezuelës mund t’i ndodhë çdo shteti apo qeverie”, deklaroi ministri venezuelian i Mbrojtjes, Vladimir Padrino.

Kjo deklaratë vjen pas komenteve të mëparshme të Padrino, i cili tha se kapja e Maduros do të ishte e pamundur pa vrasjen e një “pjese të madhe” të ekipit të tij të sigurisë, si edhe të “civilëve të pafajshëm”. Ai shton gjithashtu se ushtria mbështet zëvendëspresidenten Delcy Rodríguez si udhëheqëse në detyrë të vendit.