
Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar ka deklaruar se “18 ishuj janë armatosur nga Greqia në kundërshtim me marrëveshjet”, raporton Anadolu Agency.
“18 ishuj janë armatosur nga Greqia në kundërshtim me marrëveshjet. Kjo përshkallëzon tensionet, eliminon dialogun e ndërsjellë”, tha Akar nga rajoni Kaş i Antalyas duke iu përgjigjur pyetjeve në një intervistë të drejtpërdrejt nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm dhe kryeredaktori i përgjithshëm AA-së, Metin Mutanoğlu.
Pasi vuri theksin se Greqia duhet të lërë patjetër mënjanë sjelljet provokative, përshkallëzuese dhe rritjen e tensioneve, Akar deklaroi se “Turqia është gjithmonë pro dialogut dhe dëshiron që problemet këtu të arrijnë zgjidhje politike me mënyra paqësore”.
“Sipas qasjes sonë, provokimi, nxitja, tensionet, nuk kanë dobi për askënd veçanërisht për Greqinë”, shtoi më tej ministri Akar.
Duke kritikuar qëndrimet e presidentit, Emmanuel Macron, ministri Akar tha se “Populli grek s’duhet të rrëmbehet nga përpjekjet e Macronit, s’duhet të bëhet meze për operacionet e Macronit për vetëshpëtimin e tij. Duket shumë qartë se politika e Macronit ka falimentuar. Për të mbuluar këtë ai po përpiqet që të kapë disa role në mënyrën e tij”.