Këshilltari i presidentit Vladimir Putin, Yuri Ushakov , i është përgjigjur pretendimeve të presidentit Donald Trump për “konspiracion” në lidhje me paraqitjen e përbashkët të presidentit rus, udhëheqësit të Koresë së Veriut dhe presidentit kinez në paradën ushtarake kineze në Pekin.
“Shpresoj që Presidenti Trump të ketë qenë sarkastik”, u shpreh ai pas pyetjes së gazetarëve.
“Mendoj se Trump iu referua, mjaft ironikisht, ‘komplotit të këtyre të treve kundër Shteteve të Bashkuara’ të supozuar. Dua të them, askush nuk po komploton, askush nuk po trillon asgjë”, shtoi Ushakov.
Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan shkroi: “Presidenti Xi dhe populli i mrekullueshëm i Kinës uroj festa të mbara.”
“Ju lutem, shprehni përshëndetjet e mia më të ngrohta Vladimir Putin dhe Kim Jong Un, ndërsa ata komplotojnë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”
Përpara kësaj, ai tha se shpresonte që Xi do të “përmendte mbështetjen dhe gjakun e jashtëzakonshëm” që SHBA-të i dhanë Kinës “për ta ndihmuar atë të siguronte lirinë e saj nga një pushtues i huaj shumë armiqësor”.
“Shumë amerikanë vdiqën në përpjekjen e Kinës për Fitore dhe Lavdi”, shtoi ai.