Të paktën 25 persona të dyshuar se po organizonin një komplot për të rrëzuar qeverinë gjermane janë arrestuar.

Media vendasve raportojnë se grupi përbëhet nga figura të ekstremit të djathtë dhe ish-ushtarak.

Dyshohet se ata po planifikonin të sulmonin ndërtesën e parlamentit, Reichstag, dhe të merrnin pushtetin.

Një shtetas gjerman, i referuar si princi  Heinrich XIII, 71-vjeç, dyshohet se ka qenë “truri” i këtij plani.

Në mesin e të arrestuarve në 11 lande gjermane, sipas prokurorëve federalë, ishin dy drejtuesit e planit.