Një operacion i madh kundër kondrabandës në karburante po organizohet nga autoritetet greke në disa vende të Greqisë.
Oficerët e policisë greke kundër Krimit të Organizuar kryen kontrolle në stacionet e karburantit dhe zonat e magazinimit të karburantit në Atikë, Selanik, Artë, Trikala, Larisa, Katerini, Volos dhe Lakonia.
Sipas informacioneve, policia ka kryer tashmë 15 arrestime.
Të arrestuarit pritet të akuzohen për kontrabandë karburanti , evazion fiskal dhe mashtrim të shoferëve duke i mbushur makinat e tyre me më pak karburant nga sa ishte treguar në pompa.
Sipas të njëjtit informacion, në disa nga stacionet e benzinës të inspektuara u gjet softuer që ndërhynte në sistemet e hyrjes-daljes.