Siç ishte paralajmëruar, Vladimir Putin ka dalë në një fjalim urgjent këtë mëngjes. Presidenti rus rebelimin e armatosur të nisur nga mercenarët Wagner si “tradhti” ndërsa premtoi “të mbronte popullin” dhe Rusinë.

Putin akuzoi të përfshirët se “tradhtonin” Rusinë për “ambicie personale”, duke i quajtur veprimet “një thikë në shpinë”. Putin tha se tentativa për rebelim të armatosur nga mercenarët Wagner u bllokua nga organet lokale qeverisëse civile dhe ushtarake dhe u zotua të ndëshkojë ata që janë përgjegjës.

“Ata që shkojnë qëllimisht në rrugën e tradhtisë, duke përgatitur një rebelim të armatosur dhe sulme terroriste, do të ndëshkohen.

Çdo trazirë e brendshme është një kërcënim vdekjeprurës për shtetin tonë për ne si komb. Është një goditje për Rusinë për popullin tonë dhe veprimet tona për të mbrojtur atdheun. Një kërcënim i tillë do të përballet me një përgjigje të ashpër”, tha ndër të tjera presidenti rus.