Forcat amerikane kanë sekuestruar një anije cisternë nafte të lidhur me Iranin në Oqeanin Indian, sipas Wall Street Journal (WSJ).
Anija cisternë Skywave ka qenë nën sanksione të SHBA-së që nga marsi për rolin e saj të dyshuar në transportimin e naftës iraniane.
Sipas raportit të WSJ, Skywave mbante më shumë se një milion fuçi naftë që ishin ngarkuar në shkurt nga Ishulli Kharg i Iranit.
Kujtojmë se që nga nisja e konfliktit SHBA ka sekuestruar disa anije cisternë nafte të Iranit, numër i cili u rrit kur SHBA nisi bllokadën e për portet iraniane në Hormuz.
