Kryeministri i Izraeli, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se ka udhëzuar zyrtarët izraelitë të nisin sa më shpejt negociatat direkte me Libani.
“Në dritën e kërkesave të përsëritura të Libanit për të hapur negociata të drejtpërdrejta me Izraelin, dje i dhashë udhëzime kabinetit që të fillojë negociatat e drejtpërdrejta me Libanin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Netanyahu.
Sipas tij, bisedimet do të përqendrohen në “çarmatimin e Hezbollahut dhe vendosjen e marrëdhënieve paqësore midis Izraelit dhe Libanit”. Ai shtoi se Izraeli “mirëpret thirrjen e kryeministrit të Libanit për të demilitarizuar Bejrutin”.
Nga ana tjetër, zyra e presidentit libanez Joseph Aoun nuk ka bërë komente mbi deklaratat e Netanyahut.
Ndërkohë, Irani ka paralajmëruar më herët se “gishtat e tij mbeten te këmbëza” nëse Izraeli vijon sulmet ndaj Libanit, duke i cilësuar ato si shkelje të armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit.
