20 fëmijë në Indonezi përfunduan në spital pasi konsuamuan “frymën e ëmbël të dragoit” që shitej në rrugët e vendit.
“Fryma e dragoit” është një karamele e zhytur në azot të lëngshëm dhe kushdo që e gëlltit duket se po nxjerr avull nga goja, hunda dhe veshët. Në TikTok ekziston madje një video e një shitësi që përgatit ëmbëlsirën, e cila është bërë virale dhe ka arritur pothuajse 10,000,000 shikime.
Azoti i lëngshëm përdoret nga kuzhinierët për të krijuar një efekt tymi në pjata. Nuk është e paligjshme përdorimi i tij në ushqim, por nëse nuk përdoret siç duhet, mund të jetë i rrezikshëm sepse irriton stomakun dhe mund të shkaktojë djegie në gojë dhe në ezofag.
Qeveria indoneziane ka paralajmëruar tashmë qytetarët që të mos e konsumojnë ëmbëlsirën sepse mund të shkaktojë djegie, dhimbje stomaku dhe helmim nga ushqimi. Fëmijët janë veçanërisht të ndjeshëm nëse konsumojnë azot të lëngshëm në sasi të mëdha.