Qeveria e Koresë së Jugut ka njoftuar se ka finalizuar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për ndërtimin e nëndetëseve me energji bërthamore.
Sipas një dokumenti zyrtar të publikuar të enjten nga Shtëpia e Bardhë, SHBA ka dhënë pëlqimin për ndërtimin e këtyre “nëndetëseve sulmuese” dhe ka rënë dakord të bashkëpunojë me Seulin në sigurimin e karburantit bërthamor.
Marrëveshja përfaqëson një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe vjen në një periudhë tensionesh të shtuara në Gadishullin Korean, përballë Koresë së Veriut të armatosur me armë bërthamore, si edhe një Kine me ndikim në rritje në rajon.
Qeveria e Koresë së Jugut ka njoftuar se ka finalizuar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për ndërtimin e nëndetëseve me energji bërthamore.
