Koreja e Veriut ka testuar së fundmi një raketë të re balistike ndërkontinentale ndëra e ka konsideruar atë si një nga raketat “më të fuqishme” deri më tani.

Media shtetërore e ka përshendetur këtë nisje teksa është dhënë urdhri i prerë për evakuimin e një pjese të banorëve.

Sipas mediave të huaja që e kanë raportuar këtë lajm bëhet me dije se raketat me lëndë djegëse të ngurtë mund të lëshohen më shpejt se ato me lëndë djegëse të lëngshme.

Koreja e Jugut pohon se Veriut do t’i duhet më shumë kohë për të zhvilluar një ICBM plotësisht funksionale me karburant të ngurtë.

Kjo është hera e parë që Veriu ka testuar një ICBM me karburant të ngurtë pas vitesh testimi të raketave me rreze të shkurtër. Ajo ka testuar ICBM të ndryshme, por këto janë fuqizuar nga shtytës të lëngshëm, të cilët duhet të furnizohen direkt përpara nisjes – një proces që mund të zgjasë orë të tëra.

Ekspertët përshkruajnë se ky është një përparim në program, pasi ICBM-të me lëndë djegëse të ngurta vijnë të gatshme, dhe për këtë arsye do t’i mundësonin Koresë së Veriut të godiste SHBA-në me shumë më pak paralajmërim.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha të premten se teknologjia nuk është e re dhe e përshkroi testin e Koresë së Veriut të enjten si një “hap të mesëm” në zhvillimin e një sistemi të plotë ICBM me karburant të ngurtë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, i cili mbikëqyri testin me vajzën, gruan dhe motrën e tij, thuhet se testi do t’i bënte rivalët “të vuajnë nga frika dhe ankthi ekstrem”.

 

Ai tha gjithashtu se arma e testuar, e njohur si Hëasong-18, mbështet strategjinë ushtarake agresive të Veriut.