Gjykata e Apelit e Kosovës ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj gjashtë personave të dyshuar për terrorizëm. Në një njoftim për media bëhet e ditur se Gjykata e Apelit ka cilësuar si të pa bazuara, ankesat e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe avokatëve mbrojtës, kundër aktvendimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas të cilit, të pandehurit A.A., E.H.,dhe A. D. u është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa të pandehurve F.K., P.A., dhe A.B. ajo e arrestit shtëpiak.
Të gjithë këta persona po dyshohen nga ana e Prokurorisë se kanë kryer veprën penale kryerjen e veprës terroriste.
Gjykata e Apelit vlerëson se në rastin konkret janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak, të parapara konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.
Policia e Kosovës, në një aksion të zhvilluar më 30 gusht, ka arrestuar Adea Batushën, Astrit Deharin, Atdhe Arifin, Egzon Halitin, Petrit Ademin dhe zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqin, si të dyshuar për sulm ndaj ndërtesë së Kuvendit të Kosovës.
14 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)