Kremlini zyrtar ka thënë në përditësimin e tij të fundit mbi bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, se nuk ka ende asnjë shenjë përparimi, sipas skynews.

Bëhet me dije se zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, u shpreh ndër të tjera se për të arritur një rezultat, duhet shumë kohë dhe punë. Megjithatë, nga ana tjetër ai vlerësoi faktin që Ukraina ka paraqitur kërkesat e saj për përfundimin e konfliktit në një draft.

Ndërkohë që kujtojmë se pas raundit të fundit të bisedimeve të paqes,  Rusia tha se do të “reduktonte në mënyrë drastike” aktivitetin e saj ushtarak rreth Kievit dhe Chernihiv. 

 Por zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas janë shprehur skeptikë për këtë, me Ukrainën e cila tha bombardimet  në Chernihiv ” kanë vazhduar gjatë gjithë natës”. / Gazeta Shqip