Një 17-vjeçar është vendosur pas hekurave në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u zbulua si ishte kreu i një organizate kriminale që tregtonte lëndë narkotike, e po ashtu që terrorizonte banorët e komunitetit në Liverpul duke u vjedhur shuma të konsiderueshme parash.

Harry O’Brien, një adoleshent me çrregullime të tipit ADHD dhe tepër aktiv, ishte një ndër shkelësit më të rrezikshëm të ligjit teksa ishte vetëm 16 vjeç. Ai u bë i njohur së pari për policinë në moshën 12-vjeçare më 2017, kur u arrestua dhe u dërgua në një qendër rehabilitimi për të mitur, pasi u kap duke shitur kanabis. Po ashtu, në atë kohë atij iu gjet hdhe një thikë.

Mer shpresën se ai do qëndronte larg trazirave, ai u lirua në 2020, por fatkeqësisht aty rruga e tij mori të tatëpjetën. Që prej atij momenti ai ngriti ‘mbretërinë’ e tij kriminale, duke punësuar persona shumë më të mëdhenj për të tregtuar lëndë narkotike dhe për të kryer aktivitete të tjera kriminale.

O’Brien po bënte fitime të konsiderueshme nga tregtia e tij e drogës, ndërsa në momentin e arrestimit policia do t’i sekuestronte rreth 20,000 £ në para nga ai dhe banda e tij.

Ai kishte një ndikim tepër të madh dhe në komunitet, ku shumë të moshuar ishin të gatshëm të ruanin dhe mbronin aktivitetin e tij të paligjshëm për shkak të frikës.

Pas një hetimi disa mujor, autoritetet arritën ta vendosnin atë pas hekurave, ndërsa Gjykata e dënoi atë me 9 vite e 8 muaj burg duke e shpallur fajtor si kreun e një organizate kriminale që kishte për aktivitet tregtimin e lëndëve narkotike, vrasjet, terrorizimin dhe grabitjet.