Ashley A. Fisher është një ish-mësuese e shkollës së mesme në New Jersey, e cila tashmë është duke u përballur me tetë akuza penale, duke përfshirë sulm seksual ndaj një të mituri, rrezikim të mirëqenies së një të mituri dhe shpërdorim të detyrës, sipas Zyrës së Prokurorit të Qarkut Gloucester.
Mediat e huaja shkruajnë se incidentet e supozuara ndodhën në vitin 2021, kur Fisler ishte mësuese në Shkollën e Mesme Orchard Valley. Viktima, tani një i rritur, raportoi ngjarjen në polici më 23 janar 2026. Autoritetet pretendojnë se takimet midis mësueses dhe nxënëses kanë ndodhur si në makinën e Fisler ashtu edhe brenda klasës, shkruajnë mediat.
Dosja e çështjes përfshin gjithashtu analiza mjeko-ligjore të pajisjeve dixhitale të viktimës. Hetuesit thonë se kanë gjetur mesazhe të shumta që konfirmojnë ekzistencën e marrëdhënies së supozuar.
Në deklaratë thuhet se Fisler dyshohet të ketë dërguar viktimës edhe foto të saj të zhveshura. Mësuesja ka mohuar të gjitha akuzat.
Në rast se shpallet fajtore, Fisler mund të përballet me deri në 20 vjet burg për çdo vepër penale të shkallës së parë dhe deri në 10 vjet për vepra të shkallës së dytë.
Sipas burimeve lokale, Ashley Fisler nuk ka punuar në shkollë që nga prilli i vitit 2023.



