Linda de Sousa Abreu, ish-roje burgu, e cila u dënua pasi kishte marrëdhënie seksuale me një të burgosur, është parë sërish duke festuar në një klub nate në Londër, së bashku me miqtë dhe disa modele të OnlyFans.

E martuar dhe me një të kaluar si modele në OnlyFans, Linda është fotografuar duke bërë selfie dhe duke buzëqeshur, duke treguar se po shijon jetën pas daljes nga burgu.

Një dëshmitar tha për TheSun: “Ajo dukej shumë e lumtur, sikur po festonte lirimin. Grupi i saj ishte i veshur me stil, shumë të dukshëm dhe të guximshëm.”

Linda u shpreh se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë një marrëdhënie “të hapur”, gjë që sipas saj i ka afruar edhe më shumë si çift. Ajo tha se për tre nga nëntë vitet e martesës e kanë mbajtur këtë lloj marrëdhënieje.

Linda u arrestua në janar, pasi pranoi se kishte filmuar veten duke kryer marrëdhënie seksuale me një të burgosur brenda qelisë, ndërkohë që kishte injoruar thirrjet e radios së burgut. Videoja e tyre u shpërnda më pas mes të burgosurve, përmes telefonave të paligjshëm.