Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një burrë qëlloi me armë ish-bashkëshorten e tij brenda spitalit ku ajo punonte. Viktima, 42 vjeç dhe nënë e dy fëmijëve, kishte kërkuar më parë katër urdhra mbrojtjeje nga autoritetet.

Sipas The Sun, kamerat e sigurisë regjistruan momentin kur autori, Atilla Ayintapli, 44 vjeç, hyri në ambientet e një spitali privat duke mbajtur një qese blu në dorë. Pasi e pa, gruaja tentoi të largohej, por ai e bllokoi në shkallët e spitalit dhe e qëlloi tre herë me armë. Pamjet tregojnë pacientë që ikin me nxitim për të shmangur ndonjë incident.

Pas krimit, autori u largua, duke hedhur armën pranë daljes së spitalit ku viktima punonte si sekretare. Ai u arrestua pak më vonë nga policia dhe, sipas raportimeve, nuk tregoi asnjë shenjë pendese gjatë paraqitjes para gjykatës.