Një ngjarje e rëndë është regjistruar në aeroportin e Antalias në Turqi, ku sipas raportimeve të mediave turke një ish-polic ka vrarë me armë partneren e tij.
Hüseyin Durmaz, 51 vjeç qëlloi të dashurën e tij me origjinë gjeorgjiane, Elina Şengün 38 vjeç. Ekipet mjekësore dhe ato të policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe Elina Şengün u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve nuk mundi dot të mbijetonte, nëna e dy fëmijëve ndërroi jetë nga plagët e marra. Durmaz u mor në paraburgim nga policia dhe u transportua në stacionin e policisë për procedura të mëtejshme.
Ndërkohë sipas raportimeve të mediave turke, viktima punonte si konsulente shitjesh në aeroport, ajo kishte qenë në një lidhje me ish-policin për dy vite. Ky i fundit e kërcënonte vazhdimisht dhe kur mëngjesin e sotëm nuk e gjeti në shtëpi ai shkoi në aeroport dhe e qëlloi me armën e shërbimit kur e pa.
