Një ngjarje tronditëse është regjistruar në një spital në Turqi, ku një grua është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj. Viktima është 42-vjeçarja Eser Karanca dhe u qëllua për vdekje nga Atilla Aydintapli.

Krimi brutal ndodhi të mërkurën në spitalin privat në qytetin Kahranmarmaras ku punonte nëna e dy fëmijëve. E gjithë ngjarja e rëndë u regjistrua nga kamerat e sigurisë.

Në video, 44-vjeçari shihet duke hyrë në zyrën e ish-gruas së tij duke mbajtur në dorë një çantë të zezë. Disa sekonda më vonë, gruaja vihet re duke dalë nga zyra në tentativë për të shpëtuar jetën.

Por, Atilla Aydintapli më pas nxori një pushkë nga çanta dhe e qëlloi nga afër në shkallë, ndërsa ajo ngriti duart lart duke iu lutur të ndalonte.

Më pas ai e qëlloi gruan edhe dy herë përpara se të vraponte drejt daljes.

Sipas informacioneve nga mediat turke, vrasja ndodhi një ditë pasi 42-vjeçarja lëshoi ​​urdhra ndalimi kundër 44-vjeçarit.

Aydapli u arrestua menjëherë pas krimit, me prokurorët që kërkuan një dënim me burgim të përjetshëm.