Një krim në familje ka tronditur Italinë, ku një grua 40-vjeçare u gjet e vdekur pas dhjetë ditësh e shpallur e zhdukur.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Anguilara, rreth 30 km larg Romës dheviktima Federica Torzullo u vra brenda shtëpisë së saj nga bashkëshorti Claudio Agostino Carlomagno. Gruaja ishte zhdukur para dhjetë ditësh dhe autori deri në mesditë të sotme mohoi çdo përgjegjësi. Pas hetimeve, karabinierët gjetën trupin e viktimës në një fushë pranë një kompanie bujqësore, e cila i përkiste autorit. Mediat italiane raportuan se gjatë kërkimeve, karabinierët vunë re një dorë femre që dilte nga toka, duke e identifikuar menjëherë si trupin e Torzullos.

Çifti jetonte në të njëjtën shtëpi, por sipas dëshmive të miqve, ishte në proces ndarjeje. Telefoni i viktimës kishte ndalur së funksionuari dhjetë ditë më parë, pasi ishte fikur nga burri i saj. Mediat raportojnë se pak orë pasi celulari i Federica Torzullos nuk kishte punuar më, fqinjët kishin parë burrin e saj duke larë një kamion që përdorte për punë. Në uniformën e tij u gjetën gjithashtu gjak dhe shenja të tjera të krimit, ndërsa ditët e fundit ishin zbuluar gjurmë gjaku edhe në shtëpinë dhe vendin e punës të tij.

Megjithatë, hetimet zbuluan se nuk kishte indicie që zhdukja të ishte e qëllimshme, duke përjashtuar mundësinë që Federica të ishte larguar vullnetarisht.