Rusia ka ndaluar eksportin e grurit në 4 shtete të ish-Bashkimit Sovjetik, si masë paraprake për të siguruar furnizimet e brendshme dhe për të shmangur një rritje të çmimeve.

Ndalimi është bërë për  Armeninë, Bjellorusinë, Kazakistanin dhe  Kirgistanin. Kjo e fundit është pikëpyetja e kësaj liste, teksa presidenti Aleksandër Lukashenko është një ndër mbështetësit kryesorë të Putinit.

Përveç grurit, Rusia ka ndaluar gjithashtu edhe eksportin e sheqerit të bardhë dhe kallamishteve të papërpunuar. Kufizimet për eksportet e drithërave skadojnë më 30 qershor dhe ato për sheqerin më 31 gusht, tha qeveria, duke shtuar se vendimi u mor “për të mbrojtur tregun e brendshëm ushqimor duke pasur parasysh situatën e kufizimeve të jashtme”.