Fatura e BE-së për importin e lëndëve djegëse fosile është rritur me më shumë se 25 miliardë euro që nga fillimi i konfliktit ne Lindjen e mesme dy muaj me pare, pa sjellë furnizime shtesë me energji.
Kriza ne lindjen e mesme po rrit cdo dite efektet negative ekonomike edhe ne union.
BE do të prezantojë deri në verë një Plan Veprimi për zgjerimin e prodhimit dhe te perdorimit te energjise se rinovueshme brenda unionit, per te ulur sa me shume te jete e mundur varesine nga importet e naftes .
Bllokimi I hormuzit prej gati 2 muaj, ka thelluar krizen e energjise edhe ne BE, ndersa ndikimet e saj po rendojne ekonomine e ne te gjitha vendet e kontinentit.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjate nje samiti ne qipro me lidere te BE dhe partenere te lindjes se mesme beri thirrje për intensifikimin e përpjekjeve diplomatike per arritjen e fundit te luftes
“Kjo përfshin rikthimin e plotë dhe të përhershëm të lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit pa tarifa,” theksoi Von Der Leyen.
Presidentja e Komisionit Europian propozoi zgjerimin e misioneve të BE, nga mbrojtja detare drejt një koordinimi të përbashkët detar më të avancuar. Edhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, u bashkua me thirrjen për vazhdimin e diplomacisë, duke nënvizuar se lufta në Lindjen e Mesme ka sjellë pasoja katastrofike për popullsinë, infrastrukturën dhe ekonominë globale.
