Një restorant italian u ka ofruar kamarierëve një pagesë prej 30 paund në orë për shkak të mungesës së stafit të krijuar nga periudha e pandemisë. Restoranti Zafferano në Perth, Australi po përpiqet të punësojë punonjës të përkushtuar me një pagë që shkon deri në 1200£ në javë.

Vendi po përballet me një krizë punëtorësh për shkak së mungesës së emigrantëve gjatë pandemisë si pasojë e mbylljes së kufijve. Restoranti Aria në Sydney, në pronësi të shefit të kuzhinës Matt Moran, tani po i ofron stafit të ri stimuj me vlerë më shumë se 50,000£ përmes programeve dhe bonuseve. Muajin e kaluar pjatalarësit paguheshin deri 50£ në orë në një nga restorantet më të mirë të qytetit Rockpool Bar & Grill për shkak të mungesës së punëtorëve gjatë fundjavës.