Javën e shkuar, në Sllavoninë Perëndimore në Kroaci, u zhvarrosën njëzet e tetë viktima të Operacionit ‘Flesh’, fushatë ushtarake kroate e bërë në maj të 1995.
Boris Pavelic BIRN Zagreb
Sipas Administratës për Persona të Burgosur dhe të Zhdukur të qeverisë Kroate, trupat u zhvarrosën midis 26 dhe 29 qershorit në fshatin Donji Rajic në Slavoninë Perëndimore.
“Pas operacionit të policisë-ushtarake të njohur si ‘Flesh’, trupat e vrarë u gjetën në zonën e Donji Rajic dhe u varrosën si ‘të panjohur’ në varrezë sipas Konventës së Gjenevës,” tha administrata në deklaratën për shtyp.
Procesi u monitorua nga përfaqësues të Komisionit për Persona të Zhdukur në Serbi dhe Instituti për Persona të Zhdukur në Bosnjë.
Trupat u transferuan në Institutin për Mjekësi Ligjore në Zagreb, ku priten të identifikohen.
“Informacion për statusin e personave të zhvarrosur dhe të dhëna të tjera socio-demografike do të bëhen të ditura në fund të procesit,” tha administrata.
Por një OJQ me bazë në Beograd, ‘Veritas’, thotë se trupat e zhvarrosur janë të serbëve të Sllavonisë perëndimore që u vranë në Operacionin ‘Flesh’.
“Të paktën pesë viktima ishin femra,” raportoi të premten agjencia shtetërore për lajme në Serbi, Tanjug, duke cituar ‘Veritas’ “nga 12 personat e identifikuar paraprakisht, nëntë ishin civilë, duke përfshirë katër gra, mosha mesatare e të cilave në kohën kur u vranë ishte mbi 72 vjeç.
Ushtria kroate dhe policia nisën sulmin në pjesën nën kontrollin serb të Slavonisë perëndimore në Kroacinë qëndrore më 1 maj, 1995.
Në atë kohë, zona ishte nën mbrojtjen e UNCRO [Operacioni i Rifitimit të Besimit të OKB-së] që dështoi t’i përmbahej marrëveshjes midis OKB-së, qeverisë kroate dhe përfaqësueseve lokal serbë.
Pas dy ditë luftimesh, forcat kroate rimorën territorin që mbahej nga serbët që nga viti 1991, duke lejuar kthimin e refugjatëve kroatë në shtëpitë e tyre.
Por qindra persona vdiqën gjatë luftimit, dhe shumica e popullatës serbe u arratisën nga Bosnjë dhe Hercegovinë.
Veritas thotë se që nga 2010, eshtrat e 110 viktimave serbe janë zhvarrosur, 41 prej të cilave janë identifikuan.
OJQ-ja thotë se në Mars të 1996, Kroacia i dha Serbisë një listë të personave të vrarë gjatë operacionit “Flesh”. Sipas listës, në vendin e Donji Rajic ishin eshtrat e 26 personave, 12 prej të cilëve ishin identifikuar dhe kishin emra, ndërsa të tjerët të shënuar me NN [ të panjohur].
Viktimat u vranë kryesisht në shtëpitë e tyre në fshatin Paklenica, thotë Veritas, duke shtuar se askush nuk është dënuar për krimin ende. “Nuk ka kthim prapa, mund të ecim vetëm përpara duke mbështetur njëri tjetrin në rrugën tonë drejt integrimeve Euro-Atlantike. Nuk ka alternativa të tjera,” tha presidentja Atifete Jahjaga për gazetarët të premten, pas takimit me ish homologun e saj shqiptar, Bamir Topi.
Topi shprehu shpresat e tij se Serbia do të vazhdojë të ndjekë hapat e integrimeve rajonale euro-atlantike dhe mos të kthehet në politikat e epokës së Milosevicit.