Një kryebashkiak në Meksikë është martuar me një aligator në një ceremoni tradicionale që besohet se do t’i sjellë fat popullit të tij. Victor Hugo Sosa u martua me zvarranikun e quajtur Alicia Adriana, teksa ai rikrijoi një ritual stërgjyshëror.

Vetë banorët ose tradita, e quan krijesën “vajza princeshë” dhe kryebashkiaku tha se dyshja “e donin njëri-tjetrin”. Të pranishmit duartrokitën dhe kërcyen në San Pedro Huamelula, një qytet i njerëzve indigjenë Chontal në shtetin Oaxaca, Meksika jugore, teksa  morën pjesë në martesën e shenjtë.

Sosa tha gjatë ritualit:

Unë e pranoj përgjegjësinë sepse ne e duam njëri-tjetrin. Kjo është më e rëndësishme. Nuk mund të kesh martesë pa dashuri… Unë e pranoj martesën me vajzën princeshë.

Ai u fotografua duke puthur aligatorin në kokë. Martesa midis një burri dhe një gruaje kajmane ka ndodhur atje për 230 vjet për të përkujtuar paqen midis grupeve indigjene Chontal dhe Huave. Kryetari i bashkisë, që përfaqëson mbretin Chontal, martohet me zvarranikun, që simbolizon një vajzë princeshe Huave, në një bashkim të dy komuniteteve.

Kaimanët jetojnë në këneta dhe janë endemikë në Meksikë dhe Amerikën Qendrore.

Para ceremonisë, kafsha bartet nga shtëpia në shtëpi, në mënyrë që vendasit ta mbajnë atë dhe të kërcejnë. Zvarraniku mban veshur një fund të gjelbër, një bluzë shumëngjyrëshe të qëndisur me dorë dhe një shami me fjongo. Goja e saj është e mbyllur në mënyrë që të mos ketë ndonjë fatkeqësi para martesës.

Ajo është veshur me një kostum të bardhë nuseje dhe është dërguar në bashkinë lokale për dasmë. Pas aktivitetit, kryetari i bashkisë ka kërcyer me nusen e tij nën tingujt e muzikës tradicionale. Në lidhje me këtë Sosa u shpreh:

Ne jemi të lumtur sepse festojmë bashkimin e dy kulturave. Njerëzit janë të kënaqur.