Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, ka ritheksuar se Groenlanda nuk është në shitje, duke kërkuar që aleatët e NATO-s të respektojnë sovranitetin e Danimarkës.
Gjatë një deklarate nga Ankara, ku po zhvillohet samiti i NATO-s, Frederiksen reagoi ndaj komenteve të presidentit amerikan Donald Trump, i cili përsëriti interesin e tij që Groenlanda të kalojë nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara.
“Ne presim që aleatët tanë të respektojnë sovranitetin e Danimarkës. Groenlanda nuk është në shitje,” deklaroi ajo.
Reagimi i kryeministres vjen pak orë pasi Trump riktheu në qendër të debatit idenë për marrjen nën kontroll të Groenlandës, territorit gjysmë-autonom në Arktik që bën pjesë në Mbretërinë e Danimarkës.
