Një numër i përdoruesve të Facebook u ankuan për një gabim të papritur të ndodhur. E gjitha kjo ka të bëjë me pjesën kur vizitonin profilet e njerëzve të tjerë, kërkesat për miqësi dërgoheshin automatikisht.
Këtë gjë e pohuan shumë përdorues të Facebook-ut se pas vizitës në profilet e të tjerëve, faqja dërgonte automatikisht kërkesa për miqësi. A është pritur mirë ky ndryshim apo jo?
Ky ndryshim ka vënë në një situatë të pakëndshme shumë njerëz që kontrollonin profilin e ish-partnerëve. Meta, kompania që zotëron Facebook, njoftoi zyrtarisht se ata kanë rregulluar një gabim “në lidhje me një përditësim të fundit të aplikacionit që shkaktoi dërgimin e gabuar të disa kërkesave për miqësi në Facebook”.
Ne kemi parandaluar që kjo të ndodhë dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim.
Ky gabim i fundit vjen pasi kompania mëmë e Facebook, Meta, është në mes të pushimeve masive nga puna, të cilat kanë bërë që kompania të pushojë të paktën 13 për qind të stafit të saj, duke pushuar nga puna më shumë se 11,000 njerëz.