Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se është zbuluar një tjetër varr masiv në kryeqytetin e Kievit.

Sipas këshilltarit të presidentit, Mykhailo Podolyak , viktimat janë civilë, ndërsa kanë shenja të dukshme torture në trup. Disa prej tyre ishin me thonjtë të shkulur nga vendi dhe duar të lidhura.

“Sa nga këto krime ka tani në territoret e pushtuara? Rusia ka zgjedhur rrugën e terrorit popullsinë civile,” shton Podolyak.