Gazetari peruan Fernando Nunez është vrarë nga persona të armatosur të paidentifikuar ndërsa kthehej nga një raportim në departamentin verior të La Libertad, bëri të ditur të dielën Shoqata Kombëtare e Gazetarëve të Perusë (ANP). Drejtori i portalit të lajmeve Kamila TV është gazetari i tretë që humb jetën në Peru gjatë këtij viti.
Sipas deklaratës së ANP-së, Nunez “u qëllua nga persona të armatosur teksa udhëtonte me motoçikletë së bashku me vëllain e tij” pasditen e së shtunës. Ai ndërroi jetë në vend, ndërsa vëllai i tij mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në spital në gjendje kritike.
📷#N60Noticia| MOMENTOS DESPUÉS DEL AT4QUE A PERIODISTA AS3SINADO|| Ciudadanos grabaron el momento después del ataque a Fernando Núñez, periodista y dueño de "Kamila Noticias", asesinado por sicarios en la ciudad de Pacasmayo.
— N60 Noticias (@N60Noticias) December 7, 2025
Uno de esos balazos que acabó con su vida, alcanzó a… pic.twitter.com/k1aJPKJicg
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Guadalupe-s, në La Libertad, një prej rajoneve më të goditura nga dhuna, ku policia raporton 236 vrasje nga janari deri në tetor. ANP u bëri thirrje autoriteteve të kryejnë hetime të plota, duke marrë parasysh mundësinë që vrasja të lidhet me punën e gazetarit.
“Sulmi i radhës ndaj një gazetari tregon për një përshkallëzim të padurueshëm të dhunës ndaj atyre që ushtrojnë funksionin e informimit,” theksoi shoqata.
Sipas të dhënave zyrtare, në Peru janë regjistruar 1,888 vrasje gjatë dhjetë muajve të parë të vitit, një rritje prej 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Krizës së sigurisë i parapriu edhe një krizë politike: në tetor, Kongresi shkarkoi ish-presidenten Dina Boluarte (2022–2025), duke e akuzuar për “paaftësi të përhershme morale” në trajtimin e situatës. Detyrën e kreut të shtetit e mori më pas kryetari i parlamentit, José Gerry, i cili do të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e vitit 2026.
