Janë publikuar sot fotot e tmerrshme të pasojave që ka lënë pas bombardimi rus ndaj një materniteti në qytetin e Mariupolit, në Ukrainë.
Në fotot e publikuara në rrejt shihen gra shtatzënë të plagosura, duke dalë nga rrënojat e maternitetit.
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, postoi një video të pasojave të bombardimit në spital, duke i kërkuar botës që të mos injorojë më tej atë që po ndodh në vendin e tij.
“Mariupol. Sulm direkt ndaj maternitetit. Ka njerëz dhe fëmijë nën rrënoja. E tmerrshme! Edhe për sa kohë bota do të jetë bashkëpunëtore, duke injoruar terrorin që po ndodh? Mbyllni qiejt menjëherë! Ndaloni vrasjet! Keni fuqi, por duket se keni humbur njerzillëkun”, shkruan Zelensky ne llogarinën e tij./ Gazeta Shqip