Mes protestave antiqeveritare dhe tensioneve politike në rajon, Serbia do të mbajë paradën ushtarake të pagëzuar si “forca e unitetit” më 20 shtator. Mes kritikave të opozitës që e sheh paradën si një demonstrim të forcës në kohë polarizimi të madh në shoqëri, Vuçiç tha se ajo nuk ka të bëjë aspak me ngjarje të ditës.
“Është një dëshirë e jona për të shënuar një festë kombëtare dhe për të treguar se sa shumë ka përparuar ushtria. Njerëzit të shohin se ku kemi investuar para dhe sa më e fortë është Serbia se dje. Të shohin se mund të ndihen të sigurt”, tha Vuçiç. Ai e cilësoi paradën si një mesazh kundër agresorëve dhe kritikoi opozitën për sulmet ndaj ushtrisë serbe.
“Kjo histeri anti-serbe nuk është asgjë e re. Parada ushtarake vjen edhe në kohën e tensioneve të larta në Bosnje dhe Hercegovinë, për shkak të refuzimit të Republikës Sërpska për të pranuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në këtë vend, për t’ia marrë mandatin e presidentit të entitetit serb, Millorad Dodikut.