Qindra mijëra persona kanë dalë në rrugët e London në një marshim masiv kundër rritjes së ekstremit të djathtë, në një nga protestat më të mëdha të viteve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas organizatorëve nga Together Alliance, në demonstratë kanë marrë pjesë deri në gjysmë milioni njerëz.

Ndërkohë, policia londineze jep një shifër shumë më të ulët, rreth 50 mijë pjesëmarrës, duke theksuar se është e vështirë të bëhet një vlerësim i saktë për shkak të përhapjes së turmës në qendër të qytetit.

Marshimi u zhvillua në rrugët kryesore të kryeqytetit, ku pjesëmarrës nga mosha dhe komunitete të ndryshme protestuan me pankarta dhe thirrje kundër racizmit, deportimeve dhe politikave përjashtuese.

Mesazhet kryesore të tubimit ishin uniteti, barazia dhe mbështetja për refugjatët.

Në protestë morën pjesë edhe figura politike dhe aktivistë të njohur, përfshirë ish-liderin e laburistëve Jeremy Corbyn, si dhe përfaqësues të sindikatave dhe organizatave sociale.

Gjatë marshimit u raportua edhe për një grup të vogël kundërprotestuesish, ndërsa policia kishte paralajmëruar masa të shtuara sigurie.