Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi akuzohet për korrupsion dhe lidhje me organizata terroriste.

Sipas mediave turke, mësohet se nga prokuroria janë lëshuar urdhër arrest kryebashkiakun dhe për 100 persona të tjerë, të përfshirë gazetarë e biznesmenë. Kryebashkiaku Imamologu është arrestuar gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, ku ndaj tij dhe personave të tjerë, akuzohen për veprat penale si, organizatë kriminale, zhvatje, ryshfet, mashtrim, manipulim tenderash dhe ndihma e organizatës terroriste PKK/KCK.

Pak para se ai të arrestohej, në platformën “X” duke shpërndarë një video, u shpreh se qindra policë ishin para shtëpisë së tij, duke shtuar se ai nuk do të dorëzohej dhe do të vazhdonte t’i rezistonte presionit.

“Është e trishtueshme të thuhet, por ata që përpiqen të vjedhin vullnetin e njerëzve e kanë kthyer policinë time të dashur në vegla të kësaj të keqeje. Qindra oficerë janë në pragun e kryebashkiakut të Stambollit. Unë jam me njerëzit, i fortë dhe i qëndrueshëm”, u shpreh ai.

54-vjeçari Imamoglu, aktualisht kryesonte në sondazhet e opinionit në Turqinë. Partia kryesore opozitare, Partia Republikane Popullore (CHP), ishte në prag ta shpallte Imamoglun kandidat për president për ta sfiduar Erdoganit, i cili ka udhëhequr Turqinë për më shumë se dy dekada.

Zgjedhjet e ardhshme janë planifikuar për vitin 2028, por Erdogan e ka arritur kufirin e lejuar prej dy mandatesh si president, pasi më parë ka shërbyer si kryeministër. Nëse dëshiron të garojë përsëri për president, ai duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme dhe të pretendojë se nuk e ka përfunduar mandatin e tij të dytë, ose i duhet ta ndryshojë Kushtetutën.

Imamoglu është duke u hetuar për dy raste të vecanta që përfshijnë ndër të tjera akuza për drejtimin e një organizate kriminale, ryshfet dhe manipulim në tendera.

Arrestimi i bujshëm vjen në një kohë kur shumë figura opozitare janë ndaluar në gjithë vendin, gjë që është cilësuar nga shumë si përpjekje e politizuar për t’i heshtur kundërshtarët. Për opozitën nuk ka asnjë dyshim mbi prapaskenat e një lëvizjeje të tillë: Ajo e cilësoi prangosjen e Imamoglu-së si “tentativë për puç kundër presidentit tonë të ardhshëm”. Qeveria e Erdoganit i hodhi poshtë kritikat  duke thënë se gjyqësori është i pavarur.