Duket se kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez është kthyer në një idhull në Iran, pas deklaratës së tij kundër luftës së nisur nga SHBA dhe Izraeli.
Irani po ngjit afishe me fytyrën e kryeministrit Sanchez në raketat e lëshuara drejt Izraelit, të shoqëruara me tekstet në anglisht dhe persisht: “Faleminderit, Z. Kryeministër” dhe “Sigurisht, kjo luftë nuk është vetëm e paligjshme, por edhe çnjerëzore”.
Sanchez kishte deklaruar të enjten në Bruksel, përpara Samitit të Liderëve Evropianë, se Spanja e dënon luftën dhe e konsideron të paligjshme. Spanja i ka ndaluar SHBA-së përdorimin e bazave ushtarake për sulme kundër Iranit, ndërsa presidenti amerikan ka kërcënuar me ndërprerjen e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve.
Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme izraelite kritikoi Sanchez, duke thënë: “Si ndihet kur e dini se fytyra dhe fjalët tuaja janë mbi raketat që Irani po lëshon kundër civilëve në Izrael dhe botën arabe?”



