Koronavirusi paraqet ende një kërcënim të madh për botën për sa kohë nuk kemi ende një vaksinë të aprovuar, për të na mbrojtur kundër infeksionit që shkakton Covid-19.


Por, deri në fund të vitet mund të kemi duzina vaksinash të ndryshme në testim për koronavirusin, përfshirë një që po zhvillohet nga Universiteti i Oksfordit që tashmë është në një fazë më të avancuar të testimit.


Ajo që pyesin të gjithë është: Kur do të kemi një vaksinë të koronavirusit?


Normalisht një vaksinë kërkon vite, madje edhe dekada për t’u zhvilluar. Mirëpo, studiuesit shpresojnë që ta gjejnë një të tillë për koronavirusin brenda disa muajve.


Shumica e ekspertëve mendojnë se një vaksinë për Covid-19 do të jetë gati nga mesi i vitit 2021, rreth 12-18 muaj pas shfaqjes për herë të parë të virusit Sars-CoV-2.


Kjo do të ishte një arritje e madhe shkencore dhe nuk ka asnjë garanci se do të funksionojë. Katër koronaviruse tashmë qarkullojnë te qeniet njerëzore. Ato shkaktojnë simptoma të zakonshme të ftohjes dhe ne nuk kemi vaksina për asnjërin prej tyre.