Kur fati të troket në derë! Një burrë zbuloi se kishte një biletë 55,000 £, teksa e gjeti atë ndërsa pastronte makinën e tij.
Sipas mdiave të huaja Dion Davies, 47 vjeç, e bleu biletën para Krishtlindjeve por ai e kontrolloi atë vetëm më 2 shkurt kur do të pastronte makinën e tij.
“Më duhej ta pastroja makinën brenda dhe jashtë, ishte në një gjendje të tmerrshme pas shumë udhëtimesh, kështu që e çova për një lavazh,” tha zoti Davies.
“Djali më kërkoi të merrja të gjitha gjërat e mia përpara se të fillonte, që të mos hidhte diçka që ishte me vlerë. Kam gjetur një biletë lotarie që e kisha blerë në dhjetor. E çova në qendrën tretare dhe shefi i dyqanit tha se duhej të telefonoja numrin në pjesën e pasme të biletës sepse ishte fitues.”
Z. Davies më pas shkoi në shtëpi për t’i treguar gruas së tij teksa më pas çifti thirri Lotarinë Kombëtare për të bërë kërkesën.
Ai shtoi: “Ifana kishte një shoqe, kështu që ajo qëndroi me ne derisa ne morëm konfirmimin që kishim fituar. Kur personi në Lotari tha se isha fitues, ne të gjithë shkuam, së bashku me një fqinj, për një drekë.”
Zoti Davies pranoi se nëse nuk kishte zgjedhur të pastronte makinën e tij, ai mund të kishte humbur paratë.
“A do ta kisha lënë biletën atje nëse do ta kisha pastruar vetë makinën?” tha ai.