Giorgia Meloni do të jetë kryeministrja e parë grua e Italisë, pas fitores së koalicionit të djathë në zgjedhjet e përgjithshme.
Qendra e djathtë “Vëllezërit e Italisë” fitoi 26% të votave, duke lënë pas rivalin më të afërt Enrico Letta, nga qendra e majtë. Koalicioni i Melonit përfshin partinë ‘Liga” e Matteo Salvini dhe partinë e qendrës së djathtë “Forca Italia të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi ku së bashku arritën të sigurojnë 44 për qind të votave.
Pavarësisht kësaj mbështetjeje të madhe që i dha postin e kryeministres, Meloni ka kundërhstarë të mëdhenj, e një prej tyre duket se është pikërisht bashkëshorti i saj, Andrea Gianbruno.
41-vjeçari me profesion gazetar ka bindje të majta dhe po ashtu është pro legalizimit të kanabisit, martesave të çifteve të të njëjtit seks etj.
Në disa intervista të mëparshme, Meloni ka folur pikërisaht për këto “përplasje” mes tyre, ndërsa thekson se ai është një baba perfekt për vajzën e tyre 6-vjeçare.
“Andrea është një baba fantastik, është shumë i përfshirë me vajzën e tij gjashtëvjeçare. Ai kalon një javë në Milano çdo muaj, por kur është këtu (në Romë) pothuajse gjithmonë punon në mbrëmje për të qenë gjatë gjithë kohës pranë vajzës së tij. Njëri ndihmon tjetrin, ne plotësojmë njëri-tjetrin.
Kur jemi bashkë, përpiqem ta lë jashtë politikën, të shkëputem. Nuk është e lehtë sepse edhe ai po i shikon të gjitha diskutimet. Diskutojmë për çiftet e të njëjtit seks, çështje morale, legalizimin e drogave të lehta… Nuk mendojmë njësoj”, ka thënë Meloni.
Partia e Giorgia Melonit e themeluar në 2012-ën e ka prejardhjen nga një lëvizje e pas luftës që u ngrit nga fashistët e diktatorit Benito Musolini.