Parandalohet vrasja në Mal të Zi. Policia malazeze ndaloi Milutin Knezheviç (38), Millosh Jovanoviç (34), Milutin Çotar (57) dhe Dejan Rutoviç (43), të cilët i akuzon si anëtarë të klanit “Kavaç” me urdhër të Radoj Zvicër dhe Milan Vujotiç, të cilët po përgatiteshin për likuidimin e Jovan Jovanoviçit nga Kotorri. Policia njoftoi zyrtarisht se nëntë anëtarë të grupit kriminal, e se bashkë me ta ishin kapur dhe sekuestruar 14 armë zjarri dhe 30 mijë euro. Gjatë vitit 2020, Zvicër dhe Vujotiç kanë formuar një organizatë kriminale për t’i marrë jetën Jovanoviçit.
Kush është Jovan Jovanoviç?
Jovan Jovanoviç nga Kotorri, i cili në të dhënat e shërbimeve të sigurimit përmendet si person i afërt me klanin kriminal Skaljar, ishte i njohur edhe më parë për publikun dhe {olicinë. Ai doli në qendër të vëmendjes në dhjetor të 2016-ës, pasi u arratis nga duart komandantit të komisariatit teksa po e çonin në tualet. Pasi doli nga godina e Policisë, Jovanoviç u zhduk me shpejtësi në lagjen Muo, ku i kanë humbur të gjitha gjurmët. Për shkak të arratisjes, Policia bllokoi të gjithë Kotorrin dhe pothuajse nuk kishte asnjë kryqëzim apo rrugë ku policia të mos hynte për ta gjetur, por asnjë shenjë. Shumë efektivë u arrestuan dhe shkarkuan për skandalin, por personi në fjalë ishte zhdukur.
Megjithatë prites i erdhi fundi në tetor 2014, kur Jovanoviç dhe Dalibor Gjuriç u dërguan në burgun e Spuzhit, pasi dyshohej se në maj të atij viti i kishin vjedhur një veturë “Mercedes” dhe një skaf “Phaeton”, në vlerë prej mbi 20 mijë eurosh nga Marjan Netzmeskal. Për këtë ngjarje, Jovanoviç u dënua me një vit e 8 muaj burg.
Gjatë qëndrimit të tij në burgun e Spushkës, një person i panjohur vrau Dalibor Gjuriçin me një të shtënë snajper nga një kodër aty pranë. Ai u godit nga një plumb mu në zemër dhe pavarësisht se mori ndihmën e menjëhershme mjekësore, nuk mundi të shpëtonte. Ky rast krijoi trazira në Mal të Zi, veçanërisht sepse Gjuriç për një kohë të gjatë ankohej se i ishte kërcënuar siguria.
Në korrik të vitit 2016, në burgun Spuz, Jovan Jovanoviç i hodhi vaj të nxehtë Igor Bozhoviçit, i cili njihet si një nga ushtarët e rangut të lartë të klanit Kavaçki.
“Po kthehesha nga salloni në dhomë. Kur isha rreth një metër e gjysmë larg dhomës ku ishte Jovanoviç, ai doli dhe më derdhi vaj të nxehtë në fytyrë dhe në duar”, tha Bozhoviç. Kur u pyet nga gjyqtari se si e dinte që Jovanoviç kishte derdhur vaj mbi të, Bozhoviç tha se ashtu e ndjeu.
Pas këtij incidenti, të burgosurit u ndanë në departamente të ndryshme, kështu që Jovanoviç përfundoi në pavijonin C të burgut Spushki. Megjithatë, as atje nuk ishte i qetë. Edhe pas lirimit, duket se vazhdon të jetë i shumëkërkuar. Aq sa edhe Rajode Zvicër që përflitej se ishte vrarë, interesohet nga Panamaja për eliminimin e tij. Por Policia ndërhyri duke ndalur gjakderdhjen mes dy bandave rivale që prej kohësh sulmojnë njëra-tjetrën.