Një ministër i qeverisë izraelite është zotuar se “Gaza do të shkatërrohet plotësisht” si rezultat i një fitoreje ushtarake izraelite dhe se popullsia e saj palestineze “do të largohet në numër të madh drejt vendeve të treta”, duke rritur frikën e spastrimit etnik në territorin e pushtuar.
Deklarata e së martës nga ministri i financave, Bezalel Smotrich, erdhi një ditë pasi kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi një plan pushtimin e Rripit të Gazës dhe mbajtjen e territoreve. Smotrich është treguar dhe tepër brutal me deklaratat e tij, teksa tha se kush nuk largohet nga Gaza do të vdesë, madje duke thënë se do i lënë civilët të vdesin nga uria.
“Sapo ju kemi urdhëruar një operacion të shpejtë. Sipas meje, mund t’i rrethoni. Kush nuk evakuohet, mos e lini të largohet. Pa ujë, pa energji elektrike, mund të vdesë nga uria ose të dorëzohet. Ky është qëllimi ynë dhe ju jeni të aftë ta bëni”, ka deklaruar Smotrich



