FBI-ja ka publikuar imazhin e një personi të cilësuar si “person me interes” në hetimin për vrasjen e aktivistit konservator amerikan, Charlie Kirk, dhe i ka bërë thirrje publikut që të ndihmojë në identifikimin e tij.
Në një njoftim zyrtar, Zyra e FBI-së konfirmoi se fotografia është marrë nga një burim i rëndësishëm brenda hetimit dhe mund të ndihmojë në identifikimin e autorit të ngjarjes tragjike të ndodhur në Universitetin e Luginës së Utah-ut, më 10 shtator.
“Po kërkojmë ndihmën e publikut për të identifikuar këtë person me interes në lidhje me të shtënat fatale të Charlie Kirk,” thuhet në deklaratën e FBI-së.
We are asking for the public's help identifying this person of interest in connection with the fatal shooting of Charlie Kirk at Utah Valley University.
— FBI Salt Lake City (@FBISaltLakeCity) September 11, 2025
1-800-CALL-FBI
Digital media tips: https://t.co/K7maX81TjJ pic.twitter.com/ALuVkTXuDc
Kërkimi për autorin e ngjarjes ka hyrë në ditën e dytë, ndërkohë që autori i atentatit vijon të mbetet në arrati. Sipas autoriteteve, pas të shtënave është gjetur një pushkë e fuqishme në një zonë pyjore, por nuk është konfirmuar ende nëse është arma e përdorur gjatë atentatit.

Charlie Kirk, 31 vjeç, u qëllua për vdekje me një plumb në qafë, në momentin që po debatonte me studentët gjatë një aktiviteti në kampusin universitar të UVU-së. Ai humbi jetën në vendngjarje, pavarësisht përpjekjeve të stafit dhe ekipit të sigurisë për ta shpëtuar.
Pak pas të shtënave, policia ndaloi dy persona të dyshuar, por hetimet më pas konfirmuan se ata nuk kishin lidhje me vrasjen dhe u liruan.

Zyrtarët e sigurisë besojnë se autori ishte vendosur në një lartësi përballë zonës ku zhvillohej aktiviteti, në një ndërtesë pranë shatërvanit të universitetit, nga ku ka qëlluar me vetëm një të shtënë, me saktësi të lartë.