Një ish-futbollist irlandez është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dublin, pasi iu gjet një sasi kokaine në makinë.
Mediat e huaja nuk e kanë publikuar emrin e ish-futbollistit, teksa shtojnë vetëm se ai ka luajtur në Premier League-n angleze. Sipas raportimeve, ish-futbollisti po udhëtonte me makinën e tij, teksa ndiqej nga garda irlandeze. Më pas, efektivët e kanë ndaluar atë dhe gjatë kontrollit në mjet, gjetën një sasi kokaine.
Lënda narkotike kapte vlerën e 4000 paundëve. Edhe pse u arrestua një mbrëmje më parë, ish-futbollisti u lirua mëngjesin e sotëm, teksa kanë nisur hetimet për të.
Nuk bëhet ende e ditur se pse është liruar, teksa garda ka dërguar materialet në Prokurori për nisjen e hetimit.