Një burrë nga Oregoni, i cili la punën e tij në një kompani gomash dhe shfrytëzoi kursimet e tij të pensionit për t’u nisur për në Havai me macen e tij, Phoenix, arriti në destinacion i mirëpritur nga mbështetës që brohorisnin në fund të një udhëtimi njëjavor që ai dokumentoi për numrin e ndjekësve të tij në mediat sociale. Oliver Widger, i cili u përshëndet gjithashtu nga Guvernatori i Havait, Josh Green, në klubin e jahteve Waikiki në Oahu, pranoi se ishte nervoz përballë turmës.

Widger u bë një sensacion në internet me historinë e tij, e cila pasoi një diagnozë katër vjet më parë me një sindromë që mbarte rrezikun e paralizës dhe e bëri të kuptonte se nuk i pëlqente puna e tij menaxheriale. La punën e tij dhe bleu një varkë për të lundruar nëpër botë.

Mësoi vetë të lundronte kryesisht përmes YouTube dhe u zhvendos nga Portland në bregdetin e Oregonit. Kaloi muaj duke riparuar varkën që bleu me vlerë 50,000 dollarë. U nis për në Havai me Phoenix në fund të prillit, duke dokumentuar përvojat e tyre për më shumë se 1 milion ndjekës të tij në TikTok dhe 1.7 milion ndjekës në Instagram. Ai tha se mendon që historia e tij, e cila u bë lajm kombëtar, pati jehonë tek njerëzit. Ai tha se:

Mendoj se shumë njerëz, e dini, po punojnë shumë gjatë gjithë ditës dhe nuk ka shumë rëndësi se sa para fitoni në këtë pikë, të gjithë po përpiqen të bëjnë mjaftueshëm për të mbijetuar dhe kjo thjesht ju lodh. Thjesht bota është në një vend të çuditshëm dhe mendoj se njerëzit kanë parë se është e mundur të shpërthejnë.

29 vjeçari tha se nuk është ndjerë kurrë vërtet vetëm, pasi komunikonte me miqtë.