Një tërmet me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e së martës, më 14 korrik, në Filipine, duke shkaktuar lëkundje të forta në disa zona të vendit.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi fokale prej rreth 57 kilometrash.

Deri në këto momente, autoritetet filipinase nuk kanë raportuar dëme materiale apo viktima. Po ashtu, pas tërmetit nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.

Institucionet përgjegjëse vijojnë të monitorojnë situatën dhe aktivitetin sizmik në zonë për të evidentuar çdo zhvillim të mundshëm në orët në vijim.