Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter është regjistruar në mëngjesin e së mërkurës në veriperëndim të Ksanthit, në Greqinë veriore.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, lëkundjet u ndjenë rreth orës 09:16, me një thellësi fokale prej 5 kilometrash, ndërsa epiqendra u përcaktua rreth 12 kilometra në veriperëndim të qytetit të Ksanthit.

Deri në momentin e fundit nuk janë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar. Lëkundjet janë ndjerë në disa zona përreth, por autoritetet greke theksojnë se nuk ka arsye për panik, duke monitoruar megjithatë situatën për çdo rast pasgoditjeje.