Teksa pjesë të reja nga dosja hetimore mbi pedofilin Jeffrey Epstein, më shumë po shtohen dyshimet për përfshirje të presidentit Donald Trump në të.
Së fundmi, është publikuar një letër, që supozohet se Epstein e ka dërguar nga burgu, me marrës ish-mjekun e ekipit amerikan të gjimnastikës, i dënuar për abuzim seksual ndaj dhjetëra gjimnasteve të reja, ndërsa ndodhej në burg. Në letrën, me vulë postare 13 gusht 2019 dhe të dërguar nga burgu, thuhet:
“I dashur L.N., siç e di tashmë, kam marrë ‘rrugën e shkurtër’ për në shtëpi. Paç fat! Ne ndajmë një gjë… dashurinë dhe kujdesin tonë për zonjushat e reja me shpresën se ato do të arrinin potencialin e tyre të plotë. Presidenti ynë ndan gjithashtu dashurinë tonë për vajzat e reja, të pjekura seksualisht (nubile). Kur kalonte ndonjë bukuroshe e re, atij i pëlqente të bënte gjeste vulgare, ndërsa ne përfunduam duke ngrënë ushqim burgu në mensat e sistemit. Jeta është e padrejtë. I yti, J. Epstein”.
Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij më 10 gusht 2019. Vdekja u cilësua si vetëvrasje. Donald Trump, i cili ishte president në kohën kur u shkrua letra, ka mohuar vazhdimisht çdo vepër penale apo shkelje.
Në një postim në X më parë, departamenti i drejtësisë i SHBA-së tha se disa nga dokumentet që ka publikuar “përmbajnë pretendime të pavërteta dhe sensacionaliste të bëra kundër Presidentit Trump që iu dorëzuan FBI-së pak para zgjedhjeve të vitit 2020.
“Për të qenë të qartë: pretendimet janë të pabaza dhe të rreme, dhe nëse do të kishin një fije besueshmërie, ato me siguri do të ishin përdorur tashmë si armë kundër Presidentit Trump”- thuhej në reagim.




